Sezoni turistik, nga kjo fundjavë kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda në rrugët kryesore të vendit

Duke nisur nga kjo fundjavë mjetet e toinazhit të rëndë, si edhe mjetet që shërbejnë për kursantët e autoshkollave do të qarkullojnë me orare të reduktuara në akste kryesore të vendit dhe kryesisht në ato turistike.

Sipas udhëzimeve kufizimet shtrihen përgjatë fundjavës duke nisur nga dita e premte deri të dielave si edhe për ditët e festave.

Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

•Të premten, nga ora 15:00-22:00;
•Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;
•Të dielën, nga ora 07:00-22:00.

Do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:

• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:

•“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;
•”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;
•”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;
•”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;
•”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;
•”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;
•”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;
•”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;
•”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;
•”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.
/albeu.com/