Sërish tërmet në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar pak më parë në Filipiadën e Prevezës.
Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur nëntë kilometra në veriperëndim të Filipiadës.
Kujtojmë se sot lëkundje tërmeti u regjistruan dhe në Arkalochori të Kretës, ndërsa magnituda ishte 3.9./albeu.com