Sërish sherr te “Çajupi”, gjimnazistët godasin me grushte njëri-tjetrin (VIDEO)

Një tjetër sherr i ashpër ka ndodhur në gjimnazin Çajupi në Tiranë.

Ky konflikt vjen fill pas sherrit të ashpër mes mësuesve të ndodhur pak kohë më parë në po të njëjtin gjimnaz.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit. Pamjet e sherrit janë publikuar nga JOQ dhe tregon momentin kur të rinjtë godasin me grushtë njëri-tjetrin.

Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende. Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.

Kujtojmë se një konflikt banal mes dy mësueseve të shkollës Andon Zako Çajupi është bërë shkak për një konflikt fizik dhe përdorimin e armëve fare pranë institucionit arsimor. Incidenti ndodhi rreth ores 8.30 të mëngjesit të 11 tetorit 2021 në afërsi të gjimnazit Çajupi ku dëshmitarë ishin edhe vetë nxenësit e tyre.

Sipas policisë 2 mësueset janë ulur në një lokal në afërsi të shkollës ku edhe konflikti u agravua duke sjellë edhe dëmtimin e katër personave të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

Në debat e sipër dhe me akuza të ndërsjellta arsimtaret kanë telefonuar të afërmit e tyre ku më pas janë përfshirë në konflikt të paktën 5 persona disa prej tyre të armatosur./JOQ/

 


Shtuar 27.10.2021 18:47