“Sërish në krye”, Rama: Shqipëria me rritjen më të madhe në Evropë të pasagjerëve në rrugë ajrore

Gjatë sezonit turistik, por edhe përgjatë vitit 2023 Shqipëria ka pritur turistë nga e gjithë bota.

Sipas një raporti të Airport Councils International, konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.

Sipas shifrave të bëra publike nga kryeministri Rama, Shqipëria renditet e para me një rritje 116.6%, në krahasim me vitin 2019.

“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%!  Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi lart”, shkruan kryeministri Rama në platformën X.


Shtuar 3.09.2023 14:20

Tags: