“Seriozisht i ke këto o Preç! Urreni PD dhe Berishën”, Abilekaj debaton me Zogajn: Urrejtje thotë. Je në terezi ti?

Analistët Preç Zogaj dhe Enton Abilekaj u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për një deklaratë të emisarit amerikan Richard Grenell dhe djalit të madh të presidentit Trump. Abilekaj iu drejtua Zogajt duke thënë se Grenell ku nuk fut hundët për të marrë lekë dhe është e turpshme që bëhen me serbët kundër shqiptarëve.

Pjesë nga debati

Zogaj: Sot ka ndodhur, se po bëhet qesharake Shqipëria Trump VS Trump. Sot Grenell dhe pastaj djali i Donald Trump ka përgënjeshtruar një deklaratë në mediat e PD-së. Pra shiko ku kemi shkuar.

Tomorri: Nuk është tamam ashtu ajo. Është një deklaratë që nuk është thënë asnjëherë zyrtarisht nga PD-ja. I është faturuar PD-së sepse e ka marrë edhe Politico e Alfred Lelës.

Zogaj: Fakti që e poston Grenell duket e papërfillshme.

Abilekaj: Tallen qeveritë. Seriozisht i ke këto o Preç? Po ne e dimë që Grenell ku nuk fut hundët për të marrë lekë. Dhe përdoret e keqpërdoret nga të gjithë politikanët. Keqpërdoret edhe në Vuçiçi dhe të gjithë serbët. Jeni gati që për t’ia futur PD-së, edhe me Grenellin dhe me Vuçiçin. Mos u bëni kështu ore. Mos u bëni me serbin kundër shqiptarit. Po ik ore se latë nam. Ç’është kjo urrejtje që ju drejton. Ju drejton urrejtja për shqiptarin. Urreni PD-në dhe Berishën dhe kapni, ku të gjeni një deklaratë kundër Berishës.

Zogaj (Rakipit): Ku e keni marrë këtë (Abilekajn).

Abilekaj: Ç’i ke këto?

Zogaj: Urrejtje thotë. Je në terezi ti?

Abilekaj: Sapo the një të pavërtetë për të fajësuar PD-në që paska thënë se ka lobuar pro Ramës.

Zogaj: Thashë që Grenell ka përgënjeshtruar një person, Alfred Lelën.

Abilekaj: Ti i jep të drejtë Grenellit për një gjë.

Zogaj: Ti i jep të drejta vetes, i thua bashibozuk SPAK-ut. Je në terezi ti?


Shtuar 28.04.2025 23:36