Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka deklaruar se Serbia po furnizon me armë grupet kriminale në veri të Kosovës.
Duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, në Twitter, Kearns shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha.
.@NATO_KFOR plays a vital, neutral role in maintaining peace and protecting civilians in Kosovo.
Attacks on them and journalists must stop.
Weapons supplies into Northern Kosovo from Serbia to arm gangs in the employ of elements in Belgrade are unacceptable & deeply concerning. https://t.co/f2HmTOux9T
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 29, 2023
“NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen. Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Armët po zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike.