SERBI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Leskovc, kuqezinjtë kërkojnë historinë

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et

Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më vonë nga vetë FSHF.
Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.


Shtuar 11.10.2025 20:54