SERBI-SHQIPËRI/ Dy raste të rrezikshme në portën kuqezi, serbët kërkojnë penallti për prekje me… gjoks

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.

Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
Në portë është Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.
REZULTATI LIVE:
SERBI 0-0 SHQIPËRI
KOMENTI LIVE:
41′ Asllani gjen topin në hyrje të zonës dhe provon fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon lart kuadratit.
38′ Samardzic provon me një gjuajtje të lehtë në hyrje të zonës, por Strakosha e ndal pa probleme.
37′ Serbët pretendojnë për 11-metërsh, pas një prekje të Laçit me gjoks. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.
30′ Vlahovic godet në hyrje të zonës, me topin që shkon jashtë kuadratit.
26′ Vlahovic godet nga distanca, por Strakosha arrin ta ndalë topin në dy kohë.
22′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic e devijon duke rrezikuar autogolin, por Petrovic e kontrollon pa probleme.
21′ Samardzic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe Uzuni fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.
12′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Manaj provon me kokë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.
7′ Stankovic provon me një gjuajtje nga distanca, por bllokohet nga Asllani.
1′ Shkelmohet topi në Leskovc!
FORMACIONET ZYRTARE:


Shtuar 11.10.2025 21:34