Serbi mban kufomën e nënës së tij 7 vite në valixhe për t’i marrë pensionin

Një shtetas serb ka habitur policinë franceze pasi në apartamentin e tij u gjet kufoma e mumifikuar e nënës së tij.

Një serb që jeton në Paris, Francë, mbajti kufomën e nënës së tij në një apartament për shtatë vjet në mënyrë që të merrte pensionin e saj, njoftoi një gazetë franceze.

Sipas mediave të huaja,  burri 47-vjeçar, i identifikuar vetëm si Sasa, u dorëzua në polici të martën në mëngjes.

Ai iu tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75-vjeçe. Ajo vdiq e vetme në apartament pa marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e saj, tha ai.

Le Parisien raportoi se një patrullë policie dhe një oficer i policisë gjyqësore, të shoqëruar nga i dyshuari, shkuan në apartament. Trupi i saj u gjet në banjë, i ‘mumifikuar’ në një valixhe.

Sasa e pranoi se nuk kishte arritur ta deklaronte vdekjen e nënës së tij dhe e mbajti kufomën në mënyrë që të mund të merrte pensionin e saj.

 


Shtuar 5.06.2021 11:51