Serbët kanë vendosur një tjetër barrikadë në veri të Kosovës, në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut.
Mediat
shkruajnë se për vendosjen e barrikadës janë njoftuar nga banorët e fshatit Çabër.
Prej disa orësh në veri po dëgjohen edhe disa shpërthime, por të cilat janë të fishekzjarreve.
Lidhur me zhvillimet e fundit në veri Telegrafi ka provuar të kontaktojë drejtorine i Policisë për Rajonin e Veriut, Besim Hoti, por ai nuk e ka hapur telefonin.
Ndërsa, për RTK ai ka thënë se tash është kohë festash e shpërthime të tilla mund të dëgjohen, por sipas tij nuk janë shqetësuese