Sipas informacioneve të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.
Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.
Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.
Pak më parë u raportua se serbë lokalë burra të maskuar dhe gra po mblidheshin.
Dyshohet se këto lëvizje në veri po vijnë për shkak të një arrestimi.