Serbët i mundim në shtëpi/ Sylvinho në konferencë: Jam krenar për lojtarët e mi

Trajneri i kombëtares, Sylvinho e ka cilësuar të rëndësishme fitoren e Shqipërisë në Serbi. Në konferencën për media pas ndeshjes, Sylvinho u shpreh krenarë për futbollistët e kombëtares. Brazilani shtoi se tanimë skuadra është më pranë kualifikimit.

“Ka qenë javë e mirë pune, kjo ishte ndeshje deçizive. Fakti që fituam ,kalojmë te ndeshja e radhës. Jam krenar për lojtarët dhe shkojmë përpara”, theksoi ai.

Një ndeshje të mirë, një hap të bukur, por ende nuk ka mbaruar thotë Sylvinho. Në Leskovac, trajtneri i Kombëtares kuq e zi vlerësoi lojtarët për minutat e luajtura në fushë.

“Dua të bëjmë punën tonë. Jeta e një futbollisti është shumë e vështirë, një ditë është mirë një ditë jo. Ka shumë peshë, por është futboll, është jetë. Kemi bërë një hap shumë të bukur, ka ende shumë për të bërë, nuk ka mbaruar. Pas punës së një trajneri ka shumë momente qeë nuk dallohen, jam krenar me cfarë kanë bërë lojtarët. Jemi shumë të kënaqur për këtë ndeshje”, tha ai.

Më tej Sylvinho u shpreh se skuadra është pjekur dhe shtoi se pas Europianit, lojtarët janë rritur.

“Ky ekip ka pasur një rritje, Eksperienca që kemi pasur gjatë europianit, krijon një lloj rritje te lojtarët. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Ndesdhjet e tilla të rrisin si lojtarë. Lojtarët janë përgjigjur shumë mirë.”, theksoi ai


Shtuar 12.10.2025 08:35