Sëmundja që po kërcënon 50-vjeçarët

Lidhja e drejtpërdrejtë mes funksionit të zemrës dhe trurit po përforcohet çdo ditë nga zbulimet shkencore. Studimi i ri nxjerr në pah se sëmundjet e hershme kardiovaskulare janë kthyer në një faktor kërcënimi serioz për kujtesën që në moshën e mesme.

Një studim i ri amerikan i publikuar në revistën “Neurology” pohon se problemet në funksionimin e duhur të kujtesës, te të menduarit dhe shëndetin e trurit në përgjithësi mund të shkaktohen nga sëmundjet e hershme kardiovaskulare (para moshës 60-vjeçare). Në veçanti, hulumtimi i ri argumenton se sëmundjet e hershme kardiovaskulare, të tilla si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru ose sulmi në zemër, lidhen me uljen e performancës njohëse te moshat e mesme.

Marrëdhënia mes shëndetit kardiak dhe trurit mbështetet nga një vëllim shumë i madh studimesh shkencore. Megjithatë, shumica e tyre deri më tani janë fokusuar te të moshuarit, duke i lidhur shpesh sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru me rrezikun e shtuar të dëmtimit të sistemi njohës, por edhe demencën e plotë. Ka shumë arsye që sëmundjet kardiovaskulare mund të nxisin këto dëmtime, duke përfshirë rrjedhjen e reduktuar të gjakut në tru. Por nuk ka shumë prova që mund të tregojnë nëse sëmundja kardiovaskulare në moshë të re është e aftë të zbusë mprehtësinë mendore të njerëzve dhe kur këto simptoma bëhen të dukshme.

Studimi i ri, i udhëhequr nga Dr. Xiaqing Jiang nga Universiteti i Kalifornisë ekzaminoi rastin e 3100 amerikanëve, shëndeti i të cilëve u monitorua për 30 vjet, duke filluar nga mosha e rritur. Gjatë kësaj kohe, 5% zhvilluan sëmundje të hershme kardiovaskulare, kryesisht sëmundje të zemrës ose goditje në tru, në një moshë mesatare prej 48 vjeç. Ekipi i Jiang zbuloi se këta pjesëmarrës dolën më keq në një seri testesh konjitive të bëra kur ishin 50 vjeç, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët nuk kishin zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Goditja në tru dëmton indet e trurit, duke kompromentuar aftësitë mendore. Kur studiuesit përjashtuan pjesëmarrësit që kishin pësuar një goditje, sëmundja e hershme kardiovaskulare, veçanërisht rasti i sëmundjes së zemrës, ishte ende i lidhur me rezultate më të ulëta të performancës konjitive. I njëjti korrelacion vazhdoi kur studiuesit panë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular dhe performancën konjitive, të tilla si nivelet e arsimit, konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe simptomat e depresionit.

Këto zbulime nuk vërtetojnë domosdoshmërish se sëmundja e hershme kardiovaskulare shkaktoi rezultatet më të ulëta në testet e funksionit njohës, shpjegon Dr. Smith. Jiang.

Ronald Petersen, profesor i neurologjisë në klinikën Mayo në Rochester, shpjegon se, shumë faktorë ndikojnë në shëndetin konjitiv dhe rrezikun e demencës kur njerëzit plaken. Po ashtu profesori thekson se ekziston një pikëpamje e përgjithshme se zakonet që janë të mira për zemrën janë gjithashtu të dobishme për trurin. Këtu përfshihet edhe mbajtja në nivelin e duhur të presionit të gjakut, sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, shmangia e duhanit, stërvitja e rregullt, por edhe një dietë e shëndetshme, siç është dieta mesdhetare, mund të luajë një rol vendimtar në shëndetin e zemrës, por edhe të trurit.


Shtuar 11.08.2023 08:45