Selim Velsula u vra nga kushëriri, flet e bija: Qielli e toka të bashkohen nuk e falim gjakun e babait tim…

Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, vajza e Selim Velsulës, i cili u masakrua me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit.

Ajo ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm, ose ndryshe ajo do t’i “marrë punët në duart e saj”.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.

Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund.

Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.


Shtuar 12.06.2025 10:06