Sekuestrohet sasi rekord droge në Spanjë, 9.5 ton kokainë e fshehur në arka me banane

Policia dhe autoritetet doganore në Spanjë njoftuan sekuestrimin e afro 9.5 ton kokaine me origjinë nga Ekuadori, duke shënuar dërgesën më të madhe të kapur ndonjëherë në vend.

Sekuestrimi ndodhi të mërkurën në portin e Algeciras, në Spanjën jugore, dhe përbën “dërgesën më të madhe të kokainës të kapur në Spanjë deri më tani, 9,436 kilogramë u gjetën të fshehura në arka me banane në një kontejner frigorifer”, thanë autoritetet.

Ky operacion përbën një goditje të paprecedentë ndaj një prej organizatave kriminale më të mëdha, në nivel global, në trafikun e kokainës, marrës të së cilës ishin rrjetet kryesore kriminale në Europë, thuhet në njoftimin, në të cilin kjo organizatë nuk bëhet me dije.

Në këtë dërgesë u gjetën logot e mbi 30 organizatave kriminale evropiane, marrës të dërgesës.

Organizata përgjegjëse për këtë transport mund të dërgonte 40 kontejnerë në muaj në Evropë dhe “kishte një rrjet të gjerë tregtar për dërgimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Spanjë”, duke përdorur gjithashtu portin e Vigos në veriperëndim të Spanjës. Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar gjatë këtij operacioni.


Shtuar 25.08.2023 16:37