Policia Kufitare ka sekuestruar mijëra euro në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.
Edhe në Rinas janë sekuestruar rreth 13 mijë paund, të cilat po futeshin në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi:
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/328833486149227
Sekuestrohen 82 550 euro në PKK Port Durrës dhe 12 820 paund në PKK Rinas.
?Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluk
Fshehën shumën e parave, në autobusin që drejtonin me rradhë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shoferët.
3 ditë më parë, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 121 680 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e një autobusi.
?Rinas/Tentoi të fuste shumën e paundëve, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, procedohet penalisht 28-vjeçari, banues në Londër.
Si rezultat i vigjilencës së shtuar dhe intensifikimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha pkk-të e vendit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare, si dhe për të rritur në tërësi, parametrat e sigurisë, përgjatë sezonit turistik 2023, janë goditur 2 tentativa të tjera për të futur para të padeklaruara në vendin tonë.
✅Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.
✅Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre 2 rasteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Vijon…