Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Kostur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Ditën e sotme janë sekuestruar 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur.

Në pranga ka rënë një 23-vjeçar shqiptar teksa ishte futur në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë.

Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria./Albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 09:18