Sekte satanike në Tiranë? Anila Hoxha tregon rastin e pazakontë: Djali u sakrifikua në pyll!

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar në “Abc e Mëngjesit” rastin e vdekjes së një 32-vjeçari në rrethana misterioze, rast të cilin ajo po e investigon prej një viti. Siç tregoi gazetarja, bëhet fjalë për një të ri, Gerti S., i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Hoxha thotë se ky është rasti i pari i vdekjeve të dyshimta që ajo ka hasur në kryeqytet, duke sjellë në vëmendje rastin e  familjes Josufi në Kombinat dhe atë të 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

“Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pa hetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe si kanë dhënë përgjigje…”

I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.

Më tej nisën edhe konfliktet me familjarët.

“Ndryshoi sjellje, agjendë, rutinë, ndryshoi edhe menynë ushqimore. Kërkonte të konsumoheshin vetëm produkte me natyre bimore, jo mishi. Pas konflikteve, u largua nga shtëpia. Nga burime mësova se po kërkonin një 32-vjecar, e ëma është ankuar dhe nuk po e gjente dot.”

Dyzetë ditë më vonë, Gerti u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte i vetmuar, i paushqyer, i vetëflijuar, në pozicion lutjeje. Nisën hetimet. U kërkua një sekt që dyshohet se kishte bazën në zonën e ish-stacionit të trenit. Nuk e gjeta. Prokuroria ia kaloi si çështje komisariatit Nr.1 dhe ngjarja vazhdon të jetë ende pa asnjë autor.”

Anila Hoxha u shpreh se nga mungesa e informacionit, autoritetet mund të thonë se Gerti ndërroi jetë për shkaqe natyrore, “u vetëflijua për shkaqe të rënduara mendore.”

Gazetarja u shpreh e shqetësuar se autoritetet duhet t’u shkojnë deri në fund këtyre historive, dhe jo vetëm të hetohet në mënyrë sipërfaqësore dhe më pas të mbyllen  si çështje. Kurse, për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik kemi të bëjmë me një rast sakrifikimi.

Duke folur për grupe okulte ose sekte që mund të jenë duke qarkulluar në vend, Karamuça thotë se viktimat e tyre kanë sjellje të ngjashme.

“Ka një profilizim të viktimave. Tërheqja, ndryshimi i menysë së të ngrënit. Terma të pakuptueshëm në fjalor, ku flitet me simbole të caktuara. Djali nuk është vetëflijuar, është pjesë e një sakrifikimi. Kanë tendencë t’i bëjnë në vende të hapura. Djali nuk ka qenë vetëm.”

Duke sjellë vëmendjen e rastit të familjes Josufi, gazetarja Anila Hoxha sjell në vëmendje e shqetësuar se banesa e tyre pas ngjarjes ishte “gëlonte” nga provat, por askush nuk e mori mundimin t’i analizonte.

“Në shtëpi, pasi u larguan trupat e të ndjerave, shtëpia ishte plot me prova. Pasi i filmuam ne, prova janë dërguar nga të afërmit. Një neglizhencë totale. Të mos vlerësosh vendin e ngjarjes. Si ka mundësi që dëshmitarët flasin më shumë për mediat.  Kemi tre ngjarje për një vit.” sb/abcnews.al/


Shtuar 2.06.2021 10:34