Seks skandali Gjici, Iris Luarasi: Burrat me pushtet përdorin zyrat për marrëdhënie seksuale

Skandali seksual i ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka nxjerrë në pah mangësitë dhe problemet që kanë pushtetarët në vendin tonë.

Videoskandali i Safet Gjiciti tregon edhe njëherë nivelin e ulët të një pjese të madhe të personaliteteve që kanë pushtet në duart e tyre dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve, të cilët me votën e tyre i besuan detyra të rëndësishme për të mirën e vendit.

Në lidhje me çështjen, pedagogia Iris Luarasi thotë se bazuar dhe në organizatën që ajo drejton ka dëgjuar shpesh histori të ngjashme për burra që shfrytëzojnë pushtetin në politikë, ose biznes për të kryer marrëdhënie seksuale me asistentet.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Luarasi nënvizoi se personat që e kanë marrë pjesë në realizimin dhe publikimin e videoskandalit kanë kryer një shërbim ndaj qyetarëve për të treguar se personi nuk e meriton atë post.

“Ka një përdorim jo vetëm të pushtetit, ka një lloj epshi të madh për të treguar që të gjithë burrat që janë në vendimarrje kur kanë mundësi për të pasur asistente kemi dëgjuar pafund historira që ndodhin në shtet dhe privat. Më duket sikur gjithçka rrotullohet rreth seksit dhe këtu e gjitha fillon dhe mbaron me marrëdhëniet seksuale. Patjetër kur e mendon që kjo mund të ketë qenë e stisur, sinqerisht nuk kam asnjë lloj problem dhe personat që e kanë stisur. Nëse ti je kundërshtar politik, përdor të gjitha mënyrat për të treguar që personi përballë nuk e meriton ta mbajë këtë post. Pasi t’i vërteton që një njeri përdor pushtetin e tij ëpr të kryer marrëdhënie seksuale dhe kjo është një çështje mne të cilën po merret SPAK”, tha Luarasi.

Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi. Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.

Në këtë mënyrë, në radhë të parë maxhoranca do të japë mesazhin që drejtuesit e saj nuk “bëjnë pis” tavolinat si kryebashkiakë, ndërsa përfitimi i dytë i gjithë kësaj fushate lidhet me tentativën për ta shpëtuar Gjicin nga SPAK-u, operacion që nis që me kategorizimin e akuzës.
Gjici e ka më të rëndë situatën nëse akuzohet për “shpërdorim detyre”, në kushtet kur vajza është e punësuar apo gjithçka ka ndodhur kundrejt një përfitimi të premtuar.

Gjici nga ana e tij është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale duke mbyllur çdo profil të tijin me qëllim shmangien e reagimit të qytetarëve të irrituar dhe të ngacmuar nga pamjet që panë gjatë ditës së djeshme nga zyra e kryebashkiakut.

Qeveria e njoftoi shkarkimin e Gjicit me një fjali të ministres Delina Ibrahimaj dhe duket se i kanë mbyllur tashmë llogaritë njëherë e mirë, me atë që Rama e quajti “kali që i duhej kuksianëve”. Sigurisht që reagimi në rrjetet sociale nuk mund të ishte përtej ironisë dhe tallavasë që karakterizon popullin e Facebook-ut dhe Instagramit në këto raste ku fokusi është më shumë te hallatet se sa te akti I shëmtuar në një zyrë shteti.

Një ndër komentet epike te postimi që bëri Gjici mbi dorëheqjen e tij ishte edhe ai një të riu teksa shkruante: Mirë q…e, s’po të themi gjë, po pse e derd’e në tavolinë?!

Një ngjarje e tillë duket se do të kalojë përmes tallavasë dhe gallatës dhe në fund do të mbahet mend vetëm fotoja e Gjicit me hallate në dorë, dhe problemi i madh me menaxhimin e pushtetit të të zgjedhurve lokale apo qendrorë dhe uria seksuale që gjendet brenda çdo zyre në Shqipëri.
/albeu.com/


Shtuar 18.06.2023 09:07