Sekreti për të fjetur mirë dhe për t’u zgjuar plot energji

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë disa sekrete si të flini mirë dhe në mëngjes të zgjoheni plot energji.

Shkëputuni nga ekranet

Një nga mënyrat më efektive për të fjetur më shumë dhe më mirë është të qëndroni larg ekraneve, monitorëve dhe çdo lloj teknologjie kur filloni të relaksoheni para gjumit. Kur të zë gjumi me tingujt e serialit që shikon në netflix dhe me dritën blu që të godet fytyrën, ndikon në prodhimin e melatoninës, “hormonit të gjumit” të trupit dhe redukton orët e pushimit. Studimet kanë treguar se ata që janë të ekspozuar ndaj kësaj drite blu zgjohen më të vështirë dhe të lodhur se të tjerët.

Reduktoni konsumin e kafeinës

Edhe nëse e pini kafen e fundit të ditës mjaft herët pasdite, ekziston rreziku që të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i kafeinës edhe 6 orë para gjumit mund të ketë një ndikim negativ. Ekspertët rekomandojnë të pini kafen e fundit të ditës deri në 4 pasdite dhe të kufizoni veten në 2-3 në ditë, duke përfshirë pijet freskuese me kafeinë.

Bëni shtriqje para gjumit

Me disa shtriqje të buta do t’i sinjalizoni trupit tuaj se ka ardhur koha e qetësisë, ndërsa në të njëjtën kohë, duke i kushtuar vëmendje më të madhe frymëmarrjes, do të relaksoni muskujt e lodhur që janë në të njëjtin pozicion për shumë orë çdo ditë. Vendosni muzikë qetësuese, ndizni qirinj aromatikë.

Shijoni një banjë relaksuese

Një banjë ose dush i ngrohtë dhe relaksues do t’ju ndihmojë të lini pas konceptet e ditës dhe të përgatiteni për shtrat. Banja e ngrohtë, por jo e nxehtë, ndihmon në ngritjen e temperaturës së trupit në mënyrë që më pas të relaksohemi më shpejt, pra trupi të kthehet në temperaturën e tij normale, duke rezultuar në gjumë më të thellë.

Shtrihuni përpara se të ndiheni plotësisht të rraskapitur

Përgjumja është shenja që na jep trupi për të na thënë se jemi gati për gjumë. Sa më shumë të rritemi, aq më shumë ka gjasa që t’i shpërfillim këto shenja dhe të qëndrojmë zgjuar për të përfunduar detyrat e ditës, duke menduar se në këtë mënyrë do të na zërë gjumi pa kuptim. Ky është ndoshta gabimi më i madh që mund të bëjmë pasi do të thotë se ne shpërfillim një nga nevojat më themelore të trupit tonë. Sekreti është të shtrihemi sa më herët, të relaksoheni me një libër të mirë ose të lidhemi me mendimet tona përpara se të ndjejmë se është koha për të fjetur.


Shtuar 26.01.2022 22:35

Tags: ,