Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se diskutimet në Ohër të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të rëndësishme dhe se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë progres.
Stoltenberg ka thënë se kjo është çelësi për paqe afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.
“KFOR-it vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka shkruar ai.
The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023