Seancë e jashtëzakonshme/ Mes tensioneve dhe bllokimit të foltores, votohen në Kuvend ministrat e rinj

Tensione në sallën e Kuvendit. Deputetë të opozitës kanë zaptuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, ka kaluar për votim dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në Qeveri.

“Hajdut Hajdut”, bërtiste Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla, ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve.

Ndërkohë, deputetët e PD janë mbledhur rreth foltores duke shprehur edhe protestën e tyre, pasi më parë i është refuzuar kërkesa për debat lidhur me ndryshimet në Qeveri.

Mes kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku një pjesë e ligjvënësve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, deputetët kanë votuar dekretet.

Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim


Shtuar 30.07.2024 17:37