Seancë dhe protestë te Kuvendi/ Malltezi: Rama simbol i krimit në vend, kushtet për largimin e tij janë plotësuar prej kohësh

Opozita ka thirrur sot një protestë para Parlamentit, e cila po zhvillohet paralelisht me punimet e seancës plenare. Protesta është njoftuar ka nisur në orën 10:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit DSali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar gjendet në masë izolimi në banesë, nga sheshi i protestës deklaroi se ka ardhur koha që kjo qeveri dhe kjo marancë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ytë largohet dhe vendi t’i drejtohet një qeverie teknike.

“Sigurisht që kushtet jo vetëm janë plotësuar por kjo qeveri prej kohësh duhej të kiste dhënë dorëheqjen.
Me të gjitha skandalet e saj, ku asnjë nga ato që u shfaqën tek RAI 3 nuk ishin asgjë e re dhe që nuk dihej apo nuk ishte denoncuar më parë.

Narko-shteti ka filluar të artikohej që në kohën kur avionët vinin si mushkonja dhe mbeteshin në rërë, PPP-të janë denoncuar në vijimësi, incineratorët kanë qenë një super-aferë korruptive, pastrimi i parave të krimit në ndërtime dhe investime të tjera jo transparente gjithashtu kanë qenë të denoncuara.

Pra kushtet për largimin e qeverisë janë një çështje e tejkaluar. Qeveria teknike është një kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, sepse Rama ka vërtetuar se e dhunon votën e lirë para se ajo të futet në kuti, në momentin që numërohet, nëpërmjet bandave dhe kapjes së shtetit. Pra në të gjitha mënyrat kjo është një qeveri dhe një kryeministër që në definicion në shkelje të ligjit”, u shpreh Malltezi.