Këtë të enjte, në nisje të seancës parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin e shtyrjes së raportimi në Kuvend të institucioneve të pavarura, për në legjislaturën e re.
Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, shtyrja e raportimeve është bërë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim
“Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve . Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër.
Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit”, tha Bardhi.