Seanca e sotme plenare, ka nisur me tensione mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetes demokrate Zheni Gjergji, e cila ceku çështjen e zjarrit pranë inceneratorit të Elbasanit.
Gjithashtu, deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kërkoi debat parlamentar për 3 inceneratorët Fier, Elbasan, Tiranë që ende sot e kësaj dite nuk funksionojnë.
Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë si dhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Tabaku: Debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan, është e nevojshme që hetimi prej 430 mln eurosh, korruptive në fakt i inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ta vazhdojë diskutimin duke qënë se çështja nuk është mbyllur.
Ne e kemi nis këtë debat që në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon.
Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive që vazhdojnë dhe paguajnë akoma.
Spiropali: Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës.