Seanca plenare nis me debat/ Falja e gjobave, Bardhi: Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave

Këtë të enjte, seanca plenare në Kuvend, ka nisur me debat. Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave.

Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se për këtë projektligj nuk ka asnjë kërkesë për procedurë të përshpejtuar.

“Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar ende, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.


Shtuar 19.12.2024 11:15