Ditën e sotme pritet të mbahet seanca plenare, ku fillimisht do të diskutohet projekt rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, për të vijuar më pas me interpelancën mes Ballukut dhe Mziut.
Deputeti demokrat Xhexhal Mziu ka kërkuar të zhvillojë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në Kuvend gjithashtu do të diskutohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 si dhe raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
Rendi i ditës
Urdhër dhe rendi i ditës për seancën plenare, datë 7 korrik 2022, ora 10 00 (1)