Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, ku theksoi se detyra e saj është edhe tërësia e shërbimeve, pasi punonjësit e Gardës janë lënë në shi, tha Berisha.
Ish-kryeministri ka thkesuar gjithashtu se punonjësve të Gardës, duhet që të paktën t’i sigurohet një strehë.
“Ndërsa këtu debatohet një grup punonjësish të Gardës janë lanë jashtë në shi. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin, por edhe tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale për t’i kryer ato. Gazetarët kanë një strehë aty, edhe rojeve të mundësohet një strehë.”, tha Berisha./albeu.com