Këtë të premte, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese, ku mbahet seanca për ankimimin e tij kundër shkarkimin nga posti.
“Deklaroj çeljen e seancës plenare publike për çështjen me objekt shqyrtimi me kërkues Erion Veliajn. Subjekte të interesuara Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës, me objekt shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave datë 25.09.2025 për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Shfuqizimin gjithashtu të dekretit të Presidentit të Republikës, data 01.10.2025 për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetare bashkie për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve bë Bashkinë Tiranë si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Kërkues Erion Veliaj i përfaqësuar nga…”,– u shpreh kryetarja e GJK, Holta Zaçaj, duke i kaluar fjalën ish-kryebashkiakut.
“E nderuar, i përfaqësuar nga dy avokatë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi”, tha Erion Veliaj.


 
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						