Seanca për dosjen “Partizani”/ Zbardhet kërkesa e avokatit të Berishës: Të shpallet i pavlefshëm vendimi për marrjen të pandehur

Në seancën e sotme gjyqësore për çështjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka paraqitur një kërkesë paraprake në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjokutaj kërkoi nga gjykata që të konstatojë pavlefshmërinë absolute të vendimit për marrjen të pandehur të Berishës, si dhe të komunikimit të akuzës dhe çdo akti tjetër që rrjedh prej tyre.

“Kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, të komunikimit të akuzës dhe çdo akti pasues”, deklaroi avokati para trupës gjykuese.


Shtuar 15.09.2025 11:15