Seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku i pranishëm në sallën e gjyqit

Ditën e sotme, mbahet seanca në GJKKO për Erion Veliajn. Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në seancë.

Pritet që në këtë seanca, të vendoset nëse çështja do të kalojë apo jo për gjykim.

Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.


Shtuar 2.12.2025 09:59