“S’doja ta vrisja”, zbardhet dëshmia e 77-vjeçarit që masakroi të birin me çekiç: Pinte çdo ditë, nuk kisha më durim

Zbardhët dëshmia e Shefki Bylykbashit, autor i dyshuar i vrasjes së të birit, Hambi Bylykbashi në fshatin Zvezdë të Maliqit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme pas një konflikti të 77-vjeçarit me të birin, i cili sipas dëshmive ishte në gjendje të dehur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Sheflki Bylykbashi ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me të birin.

Por sipas tij, fakti që 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.

Fillimisht, u raportua se ngjarja ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa, pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi me çekiç.

50-vjeçari, baba i tre fëmijëve ishte kthyer së fundmi nga Gjermania. Mësohet se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja./Albeu.com./


Shtuar 18.02.2023 11:11