Kryeministri Edi Rama, tha se do të ketë kompani publike në tregun e naftës. Duke folur në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpeh se kjo kompani është krijuar bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kryeministri u ndal edhe tek nafta që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësor me Shqipërinë, ku një pjesë e saj mbetet në Shqipëri, në mënyrë ilegale. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se edhe për këtë është bërë një produkt me po të njëjtën kompani që është kompani e shtetit shqiptar, ku sipas tij shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve.
Të lidhura
None found
“Kemi pasur një naftë që ngjyrohej, markohej siç quhet, që vendoset një komponent kimik për të identifikuar naftën që hyn në mënyrë legale dhe jo kontrabandë. Ishte një koncesion i trashëguar. Ne u përpoqëm ta rregullojmë sa të mundeshim, po ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj.
Tani, me kompaninë publike që kemi krijuar, kemi krijuar një tjetër kompani publike që është një kompani, e kemi krijuar bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara, ne do të nxjerrim për çështje 1-2 muajsh, sepse është në ato fazat e fundit, do të nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm dhe do ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës, sepse nga të gjitha analizat që bëjmë, ka një sasi nafte e cila është jashtë radarëve të shtetit.
Tjetra që ndodh me naftën, është e ashtuquajtura naftë tranzit që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësor me Shqipërinë dhe që pastaj një pjesë e saj mbetet në Shqipëri, në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani që është kompani e shtetit shqiptar, ku shteti shqiptar ka aksione shumicën dhe miqtë tanë të Emirateve e kanë pjesën tjetër të aksioneve për të ndjekur të gjithë naftën tranzit, e cila deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv.
Ne jemi të bindur për këtë dhe ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg dhe duke qenë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke imponuar jo një çmim arbitrar që ta vendosë qeveria, por një çmim që është çmim real i bazuar tek bursa dhe patjetër që i jep mundësi distributorëve të fitojnë, por jo të stërfitojnë.
Tjetra që është shumë e rëndësishme për ne, nuk është se na është dashur të mësojmë ndonjë shkencë për të ditur që duhen rritur pagat, duhen rritur pensionet e të tjerë e të tjera, por s’e kemi pasur mundësinë. Pse s’e kemi pasur mundësinë? Sepse ekonomia nuk na e ka lejuar. Tani kjo po ndodh dhe kjo po ndodh, jo vetëm në sektorin publik, por po ndodh dhe në sektorin privat, ku pagat po rriten në mënyrë të ndjeshme dhe ku në shumë, pjesë të frontit të sipërmarrjes private, nuk është më fare pyetja që “sa do të paguaj”, por është pyetja “ku do ta gjej atë që më duhet për këtë punë”, për këtë punë, për këtë punë,” tha Rama.
