Sara Gjordeni ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa detaje nga jeta e saj personale, përfshirë familjarët.
Ajo tregoi takimin e parë të Bardhit, tashmë bashkëshorti i saj, me familjarët, ku më në veçanti me gjyshin.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se takimi i Bardhit me gjyshin e saj ka qenë shumë i ftohtë, por më pas gjithçka ka shkuar mire.
“Ishte shumë e çuditshme. Me bardhin ka ardhur në shtëpi dhe e ka parë ulur. Bardhi u ngrit në këmbë kur erdhi gjyshi, u takuan shumë ftohtë në fillim. E pa e pa mirë dhe i tha Sarën e ke çuar në shtëpinë tënde përpara se të vije këtu. Po patjetër i tha Bardhi, e më pas i tha çfarë mendojnë ata të shtëpisë tënde. Me pas i kërkoi mamit dy gota dhe tha për hajër. Më pas i tha që kam dëgjuar fjalë të mira për ty”, tha Sara Gjordeni.
Sara dhe Bardhi nisën romancën e tyre që gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, por historia vijoi edhe më pas, deri në martesë. Tashmë çifti ka një vajzë.