Këngëtari i njohur Bardh Idrizi ka uruar partneren e tij, Sara Gjordenin, për ditëlindje me një mesazh të ëmbël dhe të ndjerë në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë personale të Instagramit, këngëtari shkroi:
“Happy birthday my wife. Gjithmonë i bekum që e kam dikon si ti shok t’jetes. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke beku me gjithçka që i kam kërkuar Zotit!”
Mesazhi i Bardhit shprehte falenderimin dhe dashurinë për partneren, duke theksuar se sa shumë rëndësi ka ajo në jetën e tij. Ai gjithashtu shtoi një dëshirë për të ardhmen në urim: “Ditëlindjen tjeter ishalla bohet Nea me vlla”.
Pas këtij urimi ka ardhur një reagim nga vetë Sara Gjordeni e cila e ka shpërndarë urimin e partnerit të saj dhe siç duket me pak humor shkruan: Gjithçka ok deri tek pjesa e fundit e fjalisë.