Të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjeku larg”, por të paktë janë ata që e nisin ditën duke ngrënë këtë frut. Deri më tani është besuar se bananja është fruti më i mirë për të ngrënë mëngjesin,por shtatë arsye përse duhet të hani një mollë sa të hapni sytë.
Lufton qelizat anormale
Hulumtuesit, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rre.zikut për zhvillimin e kan. ce rit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.
Kocka të shëndetshme
Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë, quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e esh. trave.
Shëndeti kardiova skular
Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës, një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiova skulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.
Ul nivelet e kolesterolit
Redukton rrezikun e diabetit
Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.
Ju mbron kundër sëm. undjes së parkinsonit
Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëm. undja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.
Mbajtja e peshën nën kontroll
Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.