Samuel Eto’o dënohet me burg në Spanjë

Samuel Eto dhe Jose Maria Mesalles e kanë pësuar për evazion fiskal. Ish-sulmuesi është dënuar me 22 muaj burg, kurse ish-agjenti i tij me një vit burg.

Dënimi është marrë për fshehjen e rreth 3.8 milionë eurove, në periudhën 2006-2009. Eto’o e ka pranuar akuzën para Gjykatës Penale.

Presidenti i Federatës Kamerunase të Futbollit fajëson Messalles, madje e ka paditur për mashtrim dhe shpërdorim në menaxhimin e pasurisë së tij.

Për këto akuza po hetohet, ndërkohë që Eto’o ka thënë se në atë periudhë ka qenë fëmijë dhe ka bërë ato që Messalles i thoshte. /h.ll/albeu.com


Shtuar 20.06.2022 21:08