Samiti në Tiranë/ Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte,  i cili do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shprehet Rama.