Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Konfliktet e krijuara sëfundmi po na farkëtojnë ndjenjën e përbashkësisë

Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe Presidentja e KiE mbajtën nëj konferencë të përbashkët për mediat pas përmbylljes së Samiti të procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se kjo ishte një ditë e madhe për Sqhipërinë. Sipas tij edhe pse jemi në një moment të vështirë, ku bota po përballet me konflikte dhe luftra të reja, po farkëtohet ndjenja e përbashkësisë.

I jam mirënjohës Zotit dhe BE-së që kjo ditë ishte me diell. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frutshme dhe të hapura edhe një njenjë e vërtetë miqësie. Nuk o të gjeja dot fjalët për të falenderuar kancelarin për të sjellë Samitin e Procesit të Berlinit jashtë BE-së. Ky ëhstë një moment i vështirë në botë për çdo kënd me sfidat që ne të gjithë po përballemi. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë, përpara se të përkeqësohen në shumë  fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktim mes Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë këto kohë kanë farkëtuar ndjenjën e përbashkësisë, miqësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur ëhstë shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejtë Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë ndaj meje kanë afate të përcaktuara. Nuk dua të marr nga koha e tyre pasi nuk kemi çdo ditë të kemi nderin që të kemi kancelarin gjerman dhe Presidenten e Komisionit Europianit”, tha Rama.

 


Shtuar 16.10.2023 18:42