Ditën e sotme, Tirana do të mirëpresë një tjetër samit të rëndësishëm, atë të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor për planin e ri të rritjes.
Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet, për Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes.
Sipas kreut të qeverisë, ky samit do të ofrojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.