Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë presidentja Vjosa Osmani, e pret ministrja Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur mbrëmjen e sotme presidentën e Kosovës, Vjosa Osmanin. Kjo e fundit ka mbërritur në Tiranë për të përfaqësuar Kosovën në samitin e nesërm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës, Znj.Vjosa Osmani,”-shkruan Spiropali në postimin e saj, ndërsa ka ndarë edhe poza nga takimi me kolegen e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)