Ndonëse shumica prej nesh e dimë se sa i dëmshëm është sallami për shëndetin, vazhdojmë ta konsumojmë atë, duke e bërë pjesë të pandarë të vakteve tona.
Por çfarë thotë ekspert i industrisë ushqimore, Profesor Abdyl Sinani? Sa herë në muaj duhet të konsumojmë sallam?
Në një intervistë për Euronews Albania Profesor Abdyl Sinani, tha se gjatë kësaj periudhe e mira është që nëse marrim mish me vete në plazh atëherë mishi që konsumojmë duhet të jetë i zierë, jo i skuqur.
I pyetur nëse mund të marrim sallam me vete, profesori tha se janë disa lloje sallamrash të cilat mund të merren, por duhet të kemi parasysh se nuk është e këshillueshme që sallami të konsumohet më shumë se 1 herë në 10 ditë.
“Janë disa lloje sallamrash krudo që janë të thata, këto edhe merren, por një gjë duhet të kemi të qartë, do hamë sallam 1 herë në 10 ditë, jo më shumë, sepse ka nitride, 0.2 për kilogram që po kaloi kjo pjesë janë kanceroze”,-tha profesor Abdyl Sinani./albeu.com/