Salianji u dënua me 1 vit burg, Gjekmarkaj:I tronditur nga vendimi, kalon çdo imagjinatë të hakmarrjes

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji për “kallëzim të rremë”.

Gjekmarkaj tha se është i tronditur nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit. Ai u shpreh se Salianji i ka bërë një shërbim publikut dhe se dënimin e tij e kundërshtojnë edhe shumë socialistë.

Agron Gjekmarkaj: Jam tronditur nga vendimi, kalonte çdo imagjinatë të hakmarrjes dhe poshtërsisë. Mendoj se Ervin Salianji duhet të falënderohet për shërbimin publik të qytetarëve. Kjo është një kambanë alarmi. Nuk ka përgjigje racionale se pse është dënuar Salianji.

Të dënosh tjetrin për një denoncim të servirur nga gazetarët, duke e quajtur “kallëzim të rremë”, është që ta kërcënosh tjetrin, çdo njeri që nuk është dakord me qeverinë. Kjo çështje duhet të trondisë shoqërinë, ajo që po çon në zhbërjen e opozitës. Edhe shumë socialistë e kanë kundërshtuar dënimin e Ervin Salianjit. Ai është krenar sot, pasi nuk po dënohet për korrupsion, as për inceneratorët e as për bisesa në Sky Ecc.


Shtuar 28.09.2024 18:01

Tags: ,