Salianji njofton mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Ja dëshmitarët që do të pyeten

Pas seancës maratonë të tre ditëve më parë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, ku dëshmuan për disa orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji ka njoftuar mbledhjen e radhës.

Seanca do të zhvillohet më datën 10 qershor në orën 14:00, ku do të pyeten dëshmitarët, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, ish-Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Njoftimi i mbledhjes:

Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm nr. 10, datë 04.06.2024 të Komisionit hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS”, Komisioni do të zhvillojë mbledhje ditën e hënë ora 14:00, datë 10.06.2024 me rend dite:

1. Miratim i procesverbalit të mbledhjes datë 04.06.2024.

Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

1. Ora 14:00 – Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;

2. Ora 15:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;

3. Ora 16:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.


Shtuar 7.06.2024 14:08