Salianji i pranishëm në protestë: Skandalet e Ballukut ndhe AKSHI-t treguan se gjithçka në këtë vend bëhet për interesa personale!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Në një komunikim me “Panorama” ai u shpreh se “qeveria është e zhytur në skandale” dhe është koha që të rrëzohet.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, u shpreh ai mes të tjerash.

Salianji ka nisur prej ditësh një foltore me qytetarët dhe mbështetësit demokrat në Shqipëri, teksa ka theksuar se qëllimi nuk është përçarja e opozitës, por bashkimi i saj dhe përballja me qeverinë e korruptuar, me revoltë dhe protesta të fuqishme.


Shtuar 22.12.2025 18:41