Ervin Salianji foli nga selia e PD-së pasi u lirua sot nga burgu i Fierit, ku vuajti 10 muaj dënim të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.
Ish-deputeti demokrat u shpreh edhe për zgjedhjet e 11 majit dhe rolin e PD-së.
Sipas tij opozita duhej të gjejë zgjidhje të largojë Ramën dhe regjimin dhe jo të presë që Rama të reflektojë.
Salianji kërkon sakrificë nga drejtuesit dhe simpatizantët. Koha, sipas ish-deputetit është të kërkohet zgjidhje pasi detyra thërret për largimin e regjimit.
Salianji: Nuk është sekret dhe e paditur, PD duhet të ishte më e vendosur në denoncim për parregullsitë. Nuk ka sekret që në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Nuk është sekret që PD duhej të gjejë zgjidhje të largojë regjimin. Të thuash farsë është pak. Nga zgjedhjet e pjesshme deri në të fundit, përballemi me një situatë të njëjtë. Nuk duhet të presim që të reflektojë Edi Rama.
Drejtuesit dhe simpatizantët që sakrifikojnë duhet të gjejmë zgjidhje me cilën formë do largojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar. Do jemi këtu për të komunikuar. Do jap mendimin tim se si. Faza e parë që PD ka bërë mirë që të mos e zhvendos vëmendjen, është denoncimi i gjithçkaje për mospasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ne na lind detyra të gjejmë zgjidhje të largojmë regjimin. Unë mendoj, që duhet të fokusohemi pasi PD, nuk ka qytetarë shqiptarë që mendon se në Shqipëri ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besoj se tani është koha të gjejmë zgjidhje. Ka edhe paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminal, nga korrupsioni, lejet e ndërtimit, përdorimi i bandave dhe karteleve për të intimiduar votues.