Salianji denoncon listën e mbyllur të PD: Kush ishte kriteri i përzgjedhjes? U bënë deputetë ata që rrinë me shumë në kafe se më të votuarit e Primareve!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncon listën e mbyllur të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se asnjë nga kandidatët që fituan primaret në qarqe të ndryshme, nuk është përfshirë në listën përfundimtare.

Ish-deputeti theksoi se ardhja e Chris LaCivita, i cili drejtoi fushatën e PD-sëmë 11 maj, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin e demokratëve.

“Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo”, tha ai.

Salianji: Unë kam bërë reagim publik nga burgu. Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo.

U zgjodh ai që doli i pari në Dibër, në Kukës, në Elbasan? Jo. U zgjodh deputetet ajo zonja që doli e para në Fier? Këta nuk i ke as në listë të hapur as në listë të mbyllur.

Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord janë. Unë mendoj se ky është problemi. O vendosim kriter votën, ose përgjegjësinë që ka lidershipi që i vendos. Aleancat kush i vendosi? A ka m reaguar unë që aty? Ka reaguar çdo njeri që ka qenë në garë, kanë dalë në publik. Kanë thënë që unë kam marrë votat. Disa të nënës, disa të njerkës.

Vijmë te një element që është thelbësor, demotivohet struktura kur ne themi një gjë dhe bëjmë një tjetër. Do i them hapur. A ka mundësi që në parti politike të shmang të mos takojë njerëz që janë bërë copash për të mbledh vota. Struktura nuk ka takuar njëri. Keni parë ju të bëjnë ndonjë takim atje ku isha në Durrës 7 muaj pas zgjedhjeve? Asnjë s’ka bërë.


Shtuar 4.12.2025 21:40

Tags: ,