Sali Berisha s’ka besim tek të vetët, i bën thirrje partive të tjera: Të gjejmë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, ju tregoj kush plotëson kushtet në PD

Kryedemokrati Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, komentoi procesin e nisur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për të shkarkuar Erion Veliajn pas urdhrit të Ramës. Tashmë është fakt që Ogerta Manastirliu do jetë kandidatja e PS, ndërsa nga kampi opozitar, situata është e paqartë. Mesa duket Sali Berisha nuk ka besim tek të vetët ndërsa Ilir Alimehmetin e shikon si personi që plotëson të gjitha kushtet.

Sali Berisha tha se do të bashkëpunojë me të gjithë opozitarët ndërsa theksoi se do të ishte më e mira që të dilnin me një kandidat të përbashkët.

“Do bëjmë gjithçka, do bashkëpunojmë me të gjitha grupet opozitare që të kemi një kandidat të përbashkët për Bashkinë Tiranë.

Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar si Kryetar Bashkie në Tiranë. Nëse gjendet një figurë konsensusi do jetë më e mira. Duhet një figurë që plotëson disa kushte.

Jemi të hapur. Por në Shqipëri ka farsa, jo zgjedhje. Ne nuk bojkotojmë por është farsë. Rama shndërroi në farsë sot procesin themelor të shtetit, formimin e qeverisë, qeverisë së tij.

Nuk e them unë, por e gjithë bota. Rama faktoi se është i gatshëm të marrë çdo vendim për të mos dorëzuar mandatin.”-tha Berisha.


Shtuar 18.09.2025 22:19

Tags: ,