Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook denoncon se ditën e djeshme gjatë një mbledhje në selinë e PS në Lezhe ka ndodhur një sherr fizik mes tyre.
Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjokë Jaku janë përleshur me grushte me njëri-tejtrin.
Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Rrihen me grushta Pirini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu.Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala.