Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së fundmi ka postuar një foto në Facebook, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Në foto është pastruesja Rozeta Dobi në sallën e gjyqit, e cila është akuzuar për vjedhje në shtëpitë ku punonte, përfshirë atë të ish-shefes së kabinetit të Ministrisë së Finanancave dhe ish-ministri Arben Ahmetaj.
Në foton ironike dallohet Rozeta Dobi edhe ish-ministri Ahemtaj që kanë një xhup pothuajse të njëjtë, ku shkruhet “pastruesja i vjedh tigrit xhupin”.
Alda Klosi ra pre e vjedhjes nga pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor por u denoncua vetëm disa ditë më parë.
Klosi ka deklaruar që në banesën e saj janë vjedhur 120 mijë euro, të cilat sipas saj janë të deklaruara.
Por gjatë një kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, tashmë e arrestuar, policia gjeti mbi 400 mijë euro, të cilat vijojnë të jenë pa pronar.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa nga ana tjetër ka filluar edhe hetimi për Alda Klosin nga ana e Prokurorisë./Albeu.com/